Vazhdojnë të përhapen zjarret në Greqi

Zjarret pyjore po vazhdojnë të përhapen në zonën Dadia afër kufirit greko-turk, dhe zjarrfikësit nuk janë duke arritur t’i kenë nën kontroll për

Shtator 2, 2023 - 14:45
 0
Vazhdojnë të përhapen zjarret në Greqi

Zjarret pyjore po vazhdojnë të përhapen në zonën Dadia afër kufirit greko-turk, dhe zjarrfikësit nuk janë duke arritur t’i kenë nën kontroll për më shumë se dy javë.

Rreth 600 zjarrfikës janë duke punuar për t’i shuar zjarret, përfshirë përpjekjet me helikopterë.

Megjithatë, terreni malor dhe zona e dendur me pyje, bashkë me erërat e fuqishme, është duke e bërë situatën të pakontrollueshme.

Zyrtarët kanë thënë se rreziku nga zjarret në disa pjesë të Greqisë është jashtëzakonisht i madh.

Sipas Mbrojtjes Civile, zjarret janë duke u përhapur edhe në ishujt Euboea, Lesbos dhe Kretë, si dhe në rajonin Atika afër kryeqytetit, Athinës.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka thënë javën e kaluar se ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa një shkalle të tillë zjarresh.

Sipas tij, korriku dhe gushti i këtij viti kanë qenë muajt më të nxehtë dhe të thatë që janë regjistruar ndonjëherë në Greqi.

Ai është zotuar se autoritetet do të ofrojnë ndihmë për njerëzit qe kanë humbur shtëpi, kafshë apo biznese, si pasojë e zjarreve./R.E.L

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.