Vdekja e 3-vjeçarit, mjeku Xhaxho: Fëmija kishte probleme në zemër, duhet t’i bënim patjetër anestezi

Roland Xhaxho mjeku i dyshuar si shkaktar i vdekjes së vajzës 3-vjeçare ka folur për mediat mbrëmjen e sotme. Xhaxho në një intervistë ekskluzive në emisionin Top Story në Top Channel tha se vajza ka patur një problem në zemë dhe ka mohuar akuzat. Tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut […]

Tetor 5, 2023 - 23:00
 0
Vdekja e 3-vjeçarit, mjeku Xhaxho: Fëmija kishte probleme në zemër, duhet t’i bënim patjetër anestezi

Roland Xhaxho mjeku i dyshuar si shkaktar i vdekjes së vajzës 3-vjeçare ka folur për mediat mbrëmjen e sotme. Xhaxho në një intervistë ekskluzive në emisionin Top Story në Top Channel tha se vajza ka patur një problem në zemë dhe ka mohuar akuzat. Tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30. Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë. Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen.

Xhaxho: Do të doja të shprehja ngushëllimet, unë e kam konsideruar njëlloj si nipërit e mi, unë jam anestezist më shumë se 40 vitesh, detyra ime ka qenë shpëtimi jetës, duke qenë se janë bërë shumë abuzime, po dal se dua të bëj të njohur si ka ndodhur. Ka ndërhyrë anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit. Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë, këta me rekomandime janë drejtuar në spitalin tonë, kishte infeksione që në mënyrë absolute duheshin evituar në një seancë, ne përdorim antibiotikë endovenozë për ta mbrojtur. Unë jam anastezisti më i vjetër që ka kryer një anastezi tek fëmijët, procedura ka qenë sipas mënyrave internacionale. Kemi trajtuar mbi 2000 fëmijë. Ka dalë nga klinika i zgjuar, ka zgjatur 4 orë, 4 orë e pak. Ai ka dalë i zgjuar dhe në krahët e babait, madje ka kërkuar edhe vëllanë.

Xhaxho: Nuk më ka marrë asnjë familjar në telefon, ma ka bërë të ditur gjyshi, këtë i thash gjyshit, përse e çuat tek Nënë Tereza dhe nuk e çuat këtu, të gjithë më njohin telefoni im është gjithmonë i hapur, i thash që do të lidhem me kolegët e mi në QSUT, më thanë lidhur, jam informuar për gjendjen e fëmijës, kam shkuar në informacionin e pediatrisë, u drejtova në mëngjes iku kam qëndruar në çdo moment duke asistuar kolegët e mi për ti shpëtuar jetën u përmirësua gjatë 24 orëve fundit, por, nuk ka të bëjë fare me narkozën, niveli i glukozës ishte 0, kur digjen yndyrnat lënë gjurmët në gjak, për mua besoj se do të jetë një sindromë metabolike nga mungesa e ndonjë enzime, të shikojmë se si do të dalin ekzaminimet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.