Vdekja e 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti, sekuestrohen kamerat e klinikës private

Me urdhër të prokurorisë, policia ka sekuestruar të premten DVR-në e spitalit privat ku u krye ndërhyrja ndaj 3-vjeçarit. Mësohet se mjeku Xhaxho

Tetor 7, 2023 - 12:35
 0
Vdekja e 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti, sekuestrohen kamerat e klinikës private

Me urdhër të prokurorisë, policia ka sekuestruar të premten DVR-në e spitalit privat ku u krye ndërhyrja ndaj 3-vjeçarit. Mësohet se mjeku Xhaxho ka pretenduar se në ambientet e brendshme nuk ka pamje të kohëve të fundit me argumentin e kryerjes së disa punimeve.

 

Megjithatë, hetuesit kanë marrë të plota materialet dhe pritet që në ditët në vijim të këqyren me detaje, edhe mbi dyshimet se mund të jetë ndërhyrë për fshirjen e ndonjë materiali filmik. Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa kompjuterë dhe dokumentacione që kanë lidhje me ndërhyrjen e fëmijës 3 vjeç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.