Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti “përplas” institucionet, Prokuroria e konsideroi të paplotë, Mjekësia Ligjore: Ekzaminimi ishte i saktë

Ekspertiza mjekësore që do të përcaktonte shkakun e vdekjes së 3- vjeçarit Brian Spahia ka sjellë përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit

Janar 14, 2024 - 15:07
 0
Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti “përplas” institucionet, Prokuroria e konsideroi të paplotë, Mjekësia Ligjore: Ekzaminimi ishte i saktë

Ekspertiza mjekësore që do të përcaktonte shkakun e vdekjes së 3- vjeçarit Brian Spahia ka sjellë përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Sipas organit të akuzës, akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Në këto kushte Prokuroria kërkon që ekspertiza të bëhet nga ekspertë të huaj.

Në aktin e parë thuhej që 3 vjeçari, që ndërroi jetë pas mjekimit në klinikën dentare të Roland Xhaxhos dhe vajzës së tij, vdiq për shkak të mbidozës nga narkoza.  Sot, Insitituti i Mjeksisë Ligjore i është përgjigjur Prokurorisë si më poshtë:

“Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të Iml-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike,- thuhet në njoftim.

Brian Spahia, vetëm 3 vjeç ndërroi jetë në qsut, ndërsa për vdekjen e tij po hetohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij, Ina Xhaxho në gjendje të lirë, pasi vepra e neglizhencës në trajtimin mjekësor konsiderohet kundravajtje penale./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.