Vdekja e Navalny/ Blinken: Sistemi që Putini ka ndërtuar është kalbur në zemër

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se Rusia ishte “përgjegjëse” për vdekjen në burg të liderit të opozitës Alexei Navalny. “Vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një njeriu vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar,” tha Blinken në margjinat e […]

Shkurt 16, 2024 - 15:08
 0
Vdekja e Navalny/ Blinken: Sistemi që Putini ka ndërtuar është kalbur në zemër

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se Rusia ishte “përgjegjëse” për vdekjen në burg të liderit të opozitës Alexei Navalny.

“Vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një njeriu vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar,” tha Blinken në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani.

“Rusia është përgjegjëse për këtë”, shtoi ai.

Shërbimi burgjeve ruse tha se lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje të premten, “humbi vetëdijen” dhe më pas ndërroi jetë.

Në njoftim thuhet se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmojë zotin Navalny, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e vdekjes.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.