Vdekja e Navalnyt ndikon te drejtësia shqiptare, shtyhet seanca për ekstradimin e bosit të krimit rus

Në gjyqin ndaj bosit te krimit rus, Igor Kokunov prokuroria e apelit i kërkoi gjykatës që t’i kërkojë Ministrisë së Drejtësisë çfarë marrëdhënieje ka Shqipëria me Rusinë dhe çfarë qëndrimi mbahet në këto raste. Në seancën për ekstradim Prokurori i Apeli Gent Xholi thanë burimet e gazetares së Top Channel, Anila hoxha, i shpreh më […]

Shkurt 22, 2024 - 15:02
 0
Vdekja e Navalnyt ndikon te drejtësia shqiptare, shtyhet seanca për ekstradimin e bosit të krimit rus

Në gjyqin ndaj bosit te krimit rus, Igor Kokunov prokuroria e apelit i kërkoi gjykatës që t’i kërkojë Ministrisë së Drejtësisë çfarë marrëdhënieje ka Shqipëria me Rusinë dhe çfarë qëndrimi mbahet në këto raste.

Në seancën për ekstradim Prokurori i Apeli Gent Xholi thanë burimet e gazetares së Top Channel, Anila hoxha, i shpreh më tej se në Rusi së fundmi ka ndërruar jetë në burgje dhe Navalny.

Kërkojmë qëndrimin përfundimtar të ministrisë sonë shqiptare mbi Kokunov tha prokurori dhe në këto kushte gjyqtarja e apelit Lutfie Celami e shtyu seancën për në datën katër mars. Këtë kërkesë të prokurorit do ta vendosë gjyqkata se si do procedohet.
Pra do të japë vendim mbi ekstradimin ose jo të rusit dhe më pas do presë çfarë vendos ministria. Kërkesa e prokurorit për të sqaruar mardhëniet për ekstradimet me Rusinë lidhet me sqarimin mbi mardhëniet juridiko- penale.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.