Vdekja e Prigozhin, reagon për herë të parë Putin: Ngushëllime familjes, ngjarja po hetohet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar lidhur me avionin e rrëzuar, ku humbi jetën ‘rivali’ i tij, Yevgeni Prigozhin. Fjalimi i tij

Gusht 24, 2023 - 18:44
 0
Vdekja e Prigozhin, reagon për herë të parë Putin: Ngushëllime familjes, ngjarja po hetohet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar lidhur me avionin e rrëzuar, ku humbi jetën ‘rivali’ i tij, Yevgeni Prigozhin. Fjalimi i tij nisi me një ngushëllim për familjarët e viktimave që u ndodhën në bord gjatë rrëzimit të avionit. Në të njëjtën kohë, presidenti rus ngushëlloi punonjësit e Wagner për humbjen e kreut të tyre, ndonëse këta të fundit bëjnë atë përgjegjës të aksidentit.

 

 “Së pari dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave, kjo është gjithmonë një tragjedi”, tha ai. “Do të doja të theksoja se këta njerëz kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në kauzën tonë të përbashkët në luftën kundër regjimit neonazist”, shtoi Putin, duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë.

 

Putin shtoi se themeluesi i Wagner ishte një njeri me fat të vështirë, por i talentuar. Ai theksoi gjithashtu se Komiteti Hetues i Rusisë po kryen një hetim për të përcaktuar shkaqet e përplasjes së avionit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.