Vdekja e Prigozhin, Zelensky: Rusët i kanë bërë keq popullit tonë, është ose një gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka refuzuar të japë një koment mbi vdekjen e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin.   Në një konferencë për

Gusht 24, 2023 - 20:57
 0
Vdekja e Prigozhin, Zelensky: Rusët i kanë bërë keq popullit tonë, është ose një gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka refuzuar të japë një koment mbi vdekjen e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

 

Në një konferencë për mediat, Zelensky deklaroi se Prigozhin dhe Putin i kanë sjellë shumë vdekje Ukrainës, ndaj nuk ka asgjë për të thënë.

 

“Qeveria ruse, duke përfshirë Prigozhin dhe mercenarët e tij, na kanë sjellë aq shumë vdekje sa nuk mund të them asgjë të mirë për këta jo-njerëz, të jem i sinqertë”, tha Zelensky gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Norvegjisë.

 

Zelensky shtoi se ato do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre ndaj popullit ukrainas.

 

“Është ose një gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit. E shihni, Rusia ka një alternativë ndaj Presidentit Putin. Ky është vendimi. Nuk ka asgjë për të komentuar,” tha ai. 

 

Nga ana tjetër, Rusia thekson se ka nisur hetimet mbi përplasjen e avionit ku Prigozhin dhe nëntë të tjerë vdiqën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.