Vdekja misterioze/ Do takonte ambasadorët e huaj, gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Turqi diplomati rus

Një diplomat rus është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Turqi. Bëhet fjalë për kreun e Departamentit të Bashkëpunimit Pan-Europian të Ministrisë së Jashtme ruse, Nikolai Kobrinets. Diplomati arriti në Stamboll për një takim me ambasadorët e huaj, raporton kanali televiziv turk, NTV. Kolegët u përpoqën ta kontaktonin në telefon pasi zyrtari rus […]

Tetor 14, 2023 - 19:25
 0
Vdekja misterioze/ Do takonte ambasadorët e huaj, gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Turqi diplomati rus

Një diplomat rus është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Turqi. Bëhet fjalë për kreun e Departamentit të Bashkëpunimit Pan-Europian të Ministrisë së Jashtme ruse, Nikolai Kobrinets.

Diplomati arriti në Stamboll për një takim me ambasadorët e huaj, raporton kanali televiziv turk, NTV.

Kolegët u përpoqën ta kontaktonin në telefon pasi zyrtari rus nuk erdhi në takimin e mëngjesit. Pas kësaj, stafi i hotelit shkoi në dhomën e Kobrinets dhe gjeti trupin e pajetë të Kobrinetsit.

Sipas informacioneve paraprake të hetimit, ai ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Ndryshe, shumë zyrtarë shtetëror dhe oligarkë rus kohët e fundit kanë vdekur në mënyrë misterioze./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.