“Vdekje mizore”/ Flet mësuesja e Liridonës: Ishte nxënëse e shkëlqyer, u vra nga njeriu i kthyer në përbindësh

Familjarë, të afërm dhe miq janë mbledhur në fshatin Rracaj të Gjakovës ku ajo lindi, për t’i dhënë lamtumirën Liridona Ademajt, gjatë rivarrimit që u bë ditën e sotme. Një prej tyre ka qenë Teuta Haxhiu e cila ishte edhe mësuese e Liridonës. Ajo ishte e vetmja që iu drejtua të mijëra të pranishmëve që […]

Dhjetor 4, 2023 - 20:18
 0
“Vdekje mizore”/ Flet mësuesja e Liridonës: Ishte nxënëse e shkëlqyer, u vra nga njeriu i kthyer në përbindësh

Familjarë, të afërm dhe miq janë mbledhur në fshatin Rracaj të Gjakovës ku ajo lindi, për t’i dhënë lamtumirën Liridona Ademajt, gjatë rivarrimit që u bë ditën e sotme.

Një prej tyre ka qenë Teuta Haxhiu e cila ishte edhe mësuese e Liridonës. Ajo ishte e vetmja që iu drejtua të mijëra të pranishmëve që morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit.

“Ende jemi të trishtuar nga vdekja mizore e saj kaq të hershme e porositur nga njeriu i kthyer në përbindësh, nga një frikacak e i pa burrë që askush nuk do ta kishte besuare më së paku ju që vitet më të mira rinore i ndatë me të.

Liridon e dashur sot në këto momente të rënda për të gjithë ne kur jemi të detyruar të themi lamtumirën e fundit, krahas dhimbjes së madhe që na gërryen, e gërryen edhe gurin.

Jemi krenar që të patëm bijë kaq të dashur, nxënëse të shkëlqyer, vajzë të devotshme dhe nënë kaq të përkushtuar siç ishe ti, por njëkohësisht shprehim vendosmërinë tonë që të shprehim drejtësi për ty Liridon dhe për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat tona të bekuara që në një formë apo tjetër u bën formë e dhunës së egër duke humbur jetën tragjikisht.

Nuk do të ndalemi prej asnjë pengese tjetër për ta quar në vend drejtësinë, mbase edhe si ngushëllim për humbjen e pakombensueshme dhe mesazhin që kjo shoqëri ka nevojë“, tha ajo raporton KosovaPress./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.