Vdes foshnja “mrekulli” në Gaza, varroset pranë nënës së tij

Një foshnjë e shpëtuar nga barku i nënës së saj që po vdiste pas një sulmi ajror izraelit në Gazën jugore ka vdekur,

Prill 26, 2024 - 11:10
 0
Vdes foshnja “mrekulli” në Gaza, varroset pranë nënës së tij

Një foshnjë e shpëtuar nga barku i nënës së saj që po vdiste pas një sulmi ajror izraelit në Gazën jugore ka vdekur, raporton BBC. Sabreen al-Sakani lindi me prerje cezariane në një spital në Rafah pak pas mesnatës të së dielës. Mes skenave kaotike, mjekët e ringjallën foshnjën, duke përdorur një pompë dore për të futur ajrin në mushkëri.

Megjithatë, fëmija vdiq të enjten dhe u varros pranë nënës së saj. Sabreen ishte mes 16 fëmijëve të vrarë në dy sulme ajrore në Rafah fundjavën e kaluar. Të gjithë u vranë në një bombardim që synonte kompleksin rezidencial ku ata jetonin.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar luftëtarët dhe infrastrukturën e Hamasit. Nëna e Sabreen ishte shtatë muaj e gjysmë shtatzënë kur sulmi ajror izraelit goditi shtëpinë e familjes al-Sakani pak para mesnatës të së shtunës, ndërsa ajo, burri i saj Shukri dhe vajza e tyre trevjeçare, Malak, flinin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.