Vdes ish-zëvendës ministri i Arsimit, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës

Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike të degës së Durrësit dhe ish-zëvendës ministri i Arsimit Edmir Kapidani. Lajmi për vdekjen e tij e ka dhënë Sali Berisha në Facebook. Sipas tij, Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat […]

Gusht 30, 2023 - 10:28
 0
Vdes ish-zëvendës ministri i Arsimit, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës

Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike të degës së Durrësit dhe ish-zëvendës ministri i Arsimit Edmir Kapidani. Lajmi për vdekjen e tij e ka dhënë Sali Berisha në Facebook. Sipas tij, Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi.

Berisha i shpreh ngushëllimet familjes, miqve, të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit.

Edmir Kapidani ka qenë drejtues i PD-së në Degën e Durrësit për 3 mandate, vitet 1992-1994, 1998-2001, 2001-2004 dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës në zgjedhjet e para të vitit 1992, zv. Ministër i Arsimit dhe ka mbajtur poste të tjera në administratë.
Postimi i Berishës

Edmir Kapidani mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Edmir Kapidani njëri nga veprimtarët më të shquar të Partisë Demokratike të Degës Durrës, ish-kryetari i saj në tre mandate edhe në periudhat më të vështira të saj, anëtar i forumeve qendrore të kësaj partie, ish-zëvendësministër i arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike mbylli sytë përgjithmonë. Edmir Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi. Ai ishte një qytetar, prind dhe familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata që patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, ndihmesën e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, miqve të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit që do ta kujtojmë me nderim të veçantë gjithmonë. Unë lutem së bashku me ta, që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin.

/a.r

Vdes ish-zëvendës ministri i Arsimit, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.