Vdes komandanti i parë që fluturoi rreth Hënës

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare ish-astronauti i NASA-s, Frank Borman, i cili hyri në histori si drejtuesi i misionit të parë që i erdhi përqark Hënës. Borman së bashku me dy kolegët e tij gjatë misionit “Apollo 8”, ishin njerëzit e parë që panë “anën e errët” të satelitit të Tokës në ekspeditën e […]

Nëntor 10, 2023 - 22:49
 0
Vdes komandanti i parë që fluturoi rreth Hënës

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare ish-astronauti i NASA-s, Frank Borman, i cili hyri në histori si drejtuesi i misionit të parë që i erdhi përqark Hënës.

Borman së bashku me dy kolegët e tij gjatë misionit “Apollo 8”, ishin njerëzit e parë që panë “anën e errët” të satelitit të Tokës në ekspeditën e vitit 1968.

Administratori i Agjencisë, Bill Nelson reagoi për këtë humbje duke thënë se Borman ishte një ndër më të mirët e NASA-s dhe një hero i vërtetë amerikan, i përkushtuar pas punës.

Apollo 8 ishte një mision themelor sepse ishte hera e parë që njerëzit u larguan nga orbita e Tokës, duke humbur nga sytë planetin e tyre.

Karriera e Frank Borman filloi në Forcat Ajrore në vitin 1950, duke shërbyer si pilot luftarak, operacional dhe instruktor.

Talenti i tij bëri që ai të zgjidhej nga NASA për të udhëzuar në Shkollën e Pilotëve të Kërkimeve Ajrore në Kaliforni.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.