Vdes lideri i opozitës ruse Alexei Navalny

Është ndarë nga jeta nga jeta lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny Navalny ka vdekur në burg, raporton media shtetërore, duke

Shkurt 16, 2024 - 12:59
 0
Vdes lideri i opozitës ruse Alexei Navalny

Është ndarë nga jeta nga jeta lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny

Navalny ka vdekur në burg, raporton media shtetërore, duke cituar shërbimin e burgjeve të rajonit Yamalo-Nenets ku ai vuante dënimin.

“Më 16 shkurt të këtij viti, në koloninë penale nr. 3, i dënuari Alexei Navalny u ndje keq pas një shëtitje, pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Personeli mjekësor nga objekti mbërriti menjëherë dhe u thirr një ekip mjekësor emergjent”, thuhet në deklaratë.

“U kryen të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk dhanë rezultate pozitive. Mjekët e urgjencës konfirmuan vdekjen e të dënuarit. Shkaku i vdekjes është nën hetim”, thuhet në njoftim.

I parë si kritiku më i fortë i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, i konsideruar si një nga burgjet më të izoluara, në fund të vitit të kaluar.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.