Vdes sulmuesi i Egnatias/ Tragjedi në futbollin shqiptar, Duamena u rrëzua papritur në tokë

Tragjedi e madhe në futbollin shqiptar.   Rafael Duamena, sulmuesi i Egnatias vdiq në spital pak minuta pasi u rrëzua pa ndjenja në

Nëntor 11, 2023 - 16:32
 0
Vdes sulmuesi i Egnatias/ Tragjedi në futbollin shqiptar, Duamena u rrëzua papritur në tokë

Tragjedi e madhe në futbollin shqiptar.

 

Rafael Duamena, sulmuesi i Egnatias vdiq në spital pak minuta pasi u rrëzua pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes kundër Partizanit.

 

28-vjeçari nga Gana u rrëzua pa ndjenja në minutëne  23 të sfidës që po luhej në qytetin e Rrogozhinës.

 

Menjëherë ndeshja u ndërpre dhe sulmuesi u dërgua në spitalin e qytetit. Por mjekët vendosën ta dërgojnë  drejt një spitali më të specializuar.

 

Fatkqësisht ndonëse u dërgua në spitalin e Kavajës, sulmuesi i Egnatias nuk mund të mbijetoje për shkak të problemeve kardiake.

 

Rafael Duamena ka pasur probleme edhe në të kaluarën nga zemra, por pavarësisht kësaj ai vazhdonte të luante futboll.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.