Vdes turisti austriak në Korçë, ishte akomoduar në një hotel të qytetit

Një turist austriak ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në spitalin e qytetit të Korçës, ku ai ishte dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore. Mësohet se, i moshuari nuk ishte ndier mirë rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku kishte shfaqur probleme kardiake, ndaj ishte dërguar me urgjencë në […]

Tetor 16, 2023 - 11:00
 0
Vdes turisti austriak në Korçë, ishte akomoduar në një hotel të qytetit

Një turist austriak ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në spitalin e qytetit të Korçës, ku ai ishte dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Mësohet se, i moshuari nuk ishte ndier mirë rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku kishte shfaqur probleme kardiake, ndaj ishte dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

“Korçë/Informacion paraprak: Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar. Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.”

Policia e Korçës

Burime spitalore bëjnë me dije se austriaku dy vite më parë ka pasur ndërhyrje kardiake duke vendosur dy “unaza”.

Ndërkohë që dy ditë më parë ka kërkuar një ndihmë mjekësore në spitalin e Manastirit dhe më pas ka udhëtuar drejt Korçës ku ka shfaqur përsëri probleme kardiake, në njërin prej hoteleve ku ishte akomoduar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.