Vdiq në punë, familjarët apel drejtësisë për elektriçistin 32-vjeçar: Të hetohet për shkelje të rregullave

Disa ditë më parë, një ngjarje tragjike do ti merrte jetën elektricistit Ylli Boba. Ai  u nda nga miqtë në krye të detyrës në fshatin Kovashicë të Bulqizës. Gjatë punës, 32 vjeçari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë mbeti i vdekur ne vend. Familjarët e tij, në një deklaratë për mediat bënë […]

Shkurt 7, 2024 - 19:27
 0
Vdiq në punë, familjarët apel drejtësisë për elektriçistin 32-vjeçar: Të hetohet për shkelje të rregullave

Disa ditë më parë, një ngjarje tragjike do ti merrte jetën elektricistit Ylli Boba. Ai  u nda nga miqtë në krye të detyrës në fshatin Kovashicë të Bulqizës. Gjatë punës, 32 vjeçari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë mbeti i vdekur ne vend.

Familjarët e tij, në një deklaratë për mediat bënë thirrje për një hetim të plotë nga Prokuroria dhe policia e Dibrës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ata pretendojnë se ka pasur shkelje të procedurave të sigurisë nga OSHEE-ja.

Erjola Lami e afërme e viktimës dhe njëherësh avokate tha se gjatë kohës që po punohej për riparimin e defektit nuk është bërë ndërprerë energjia elektrike.

Familjarët akuzojnë dhe Inspektoratin e Punës pasi nuk ka ushtruar kontrolle në lidhje me sigurimin teknik, kushtet e punës  dhe mungesën e mjeteve të punës në OSHEE. Avokatja shprehet se 32-vjeçari nuk ishte i specializuar për të bërë ndërhyrje në rrjetin 10 mijë volt të kabinave, por ishte i punësuar si mirëmbajtës.

Mesditën e 31 Janarit, policia njoftoi për vdekjen e punonjësit të OSHEE-së, Ylli Boba, duke cilësuar se është rrëzuar nga shkallët teksa riparonte një defekt në kabinën elektrike. Ndërsa familjarët pretendojnë të kundërtën. Sipas tyre shkak nuk është pakujdesia por shkelja e rregullave të punës nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.