Vdiq në qeli, autoritetet ruse refuzojnë të dorëzojnë trupin e pa jetë të Navalny te familjarët

Sipas zëdhënëses së aktivistes Kira Yarmysh, hetuesit rusë thanë se trupi i Alexei Navalny nuk do t’i jepej familjes së tij derisa të

Shkurt 17, 2024 - 15:04
 0
Vdiq në qeli, autoritetet ruse refuzojnë të dorëzojnë trupin e pa jetë të Navalny te familjarët

Sipas zëdhënëses së aktivistes Kira Yarmysh, hetuesit rusë thanë se trupi i Alexei Navalny nuk do t’i jepej familjes së tij derisa të përfundojnë hetimet.

Trupi i ish-liderit të opozitës ruse nuk dihet ende ku ndodhet, teksa autoritetet shprehen se nuk do e dorëzojnë atë pranë familjes, deri në përfundimin dhe sqarimin e rrethanave të vdekjes së tij.

Nga ana tjetër, familja e tij ka kërkuar trupin e pa jetë të Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë në qeli, në rrethana që nuk bëhen të ditura.

Ndërkohë, SHBA, BE, OKB dhe shumë shtete të tjera demokratike në mbarë botën bëjnë përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen që i referohen si vrasje të kundërshtarit të tij më të zellshëm. Ata kërkojnë një hetim të pavarur për vdekjen e tij./vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.