Veliaj: 10 shkolla të reja i shtohen Tiranës

10 shkolla të reja i shtohen këtë vit institucioneve arsimore në Tiranë. Për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, falë të tilla investimeve mësimi me turne në kryeqytet është reduktuar ndjeshëm. “Nga një duzinë me gjimnaze që ne kemi pasur me dy turne, sot na ka mbetur vetëm “Ismail Qemali”. Sot jemi në ditën ku Tirana […]

Shtator 11, 2023 - 21:55
 0
Veliaj: 10 shkolla të reja i shtohen Tiranës

10 shkolla të reja i shtohen këtë vit institucioneve arsimore në Tiranë. Për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, falë të tilla investimeve mësimi me turne në kryeqytet është reduktuar ndjeshëm.

“Nga një duzinë me gjimnaze që ne kemi pasur me dy turne, sot na ka mbetur vetëm “Ismail Qemali”. Sot jemi në ditën ku Tirana ka popullsinë më të madhe dhe klasat më të pakta me dy turne”.

Veliaj komentoi në një intervistë për Tv Klan edhe lajmet për mbyllje të disa shkollave në rrethe.

“Tirana është i vetmi qytet që vazhdon rritet. Është mëse normale të dëgjosh lajme për mbyllje klasash dhe shkollash në qytete të tjera, nuk më duket një histeri siç e bën opozita.”

Ditën e parë të shkollës Veliaj e cilëson si të qetë, ndërsa një falenderim dha për prindërit.

‘’Jam shumë mirënjohës për të gjithë prindërit që respektuan thirrjen tonë. Në vend të 170 mijë makinave, për 170 mijë nxënës, patëm 170 mijë kapje për dore dhe 170 mijë përqafime’’.

Risia e këtij viti është edhe rritja e sigurisë së nxënësve përreth perimetrit të shkollave. Për këtë Veliaj kërkon bashkëpunimin e të gjitha strukturave.

“Është e pafalshme që të ketë një konsensus qetësie për dikë që shërben ndoshta ushqim të përpunuar keq, apo për lëndët narkotike dhe alkooli. Edhe ka qenë një nga gjërat që është përqafuar më shumë nga prindërit.”

Një nga 10 shkollat e reja që i shtohen këtë vit Tiranës është shkolla “Lekë Gjiknuri”, që u përurua në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.