Veliaj mban premtimin, bashkia Tiranë financon rikonstruksionin e shkollës “Dituria” në Preshevë*

Ashtu sikurse u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ndihmojë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në mbledhjen

Shtator 16, 2023 - 10:35
 0
Veliaj mban premtimin, bashkia Tiranë financon rikonstruksionin e shkollës “Dituria” në Preshevë*

Ashtu sikurse u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ndihmojë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, u miratua projekt-vendimi për financimin e rikonstruksionit të shkollës “Dituria” në komunën e Preshevës.

Përmes këtij investimi, edhe fëmijët e Preshevës do të kenë mundësi që të studiojnë në kushte komode dhe të denja për ta.
Ky investim ishte një premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë vizitës që kreu në Preshevë, ku mori dhe titullin “Qytetar Nderi”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.