Veliaj u kthehet këshilltarëve të Partisë së Lirisë: Sa herë flitet për ish-Sigurimin, këta të Ilir Metës ngrihen pupthi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar këshilltarët e Partisë së Lirisë, lidhur me dosjen e Ilir Metës si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u propozua emërtimi i një sheshi në Njësinë 2 me emrin Dom Shtjefën Kurti, ish i dënuar politik nga regjimi komunist, Veliaj […]

Shtator 15, 2023 - 17:50
 0
Veliaj u kthehet këshilltarëve të Partisë së Lirisë: Sa herë flitet për ish-Sigurimin, këta të Ilir Metës ngrihen pupthi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar këshilltarët e Partisë së Lirisë, lidhur me dosjen e Ilir Metës si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u propozua emërtimi i një sheshi në Njësinë 2 me emrin Dom Shtjefën Kurti, ish i dënuar politik nga regjimi komunist, Veliaj tha se këshilltarët e PL-së [të cilët i ndërprenë disa herë fjalën] i zë paniku pasi e kanë kryetarin e tyre ish-sigurims.

“Sa herë që flas unë për këto të Sigurimit të Shtetit, ju që e keni kryetarin sigurims jeni të shqetësuar. Ai që spiunonte shokët është bërë kryetar i partisë së tyre dhe sa herë që flasim për sigurimin këta të Ilir Metës hidhen pupthi.

Merreni me qetësi, me sportivitet. Të fala sigurimsit. I kam thënë Ilir Metës: Sigurimsat nuk kanë të ardhmen! Ju do shkoni nga humbja në humbje, si “gamori n’duhon”, tha Veliaj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.