Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Athina duhet të këmbëngulë dhe të gjejë një zgjidhje

Pas intervistave të dhëna së fundmi nga kryeministri Edi Rama për mediat greke, reagimi i ministrit të brendshëm grek dhe përgjigjja më pas nga pala shqiptare, ka reaguar vëllai i Fredi Belerit. Ai ka dhënë një intervistë për televizionin grek “Action24”, ai deklaroi se mesazhi i Fredi Belerit është se do të qëndrojë në burg […]

Shtator 1, 2023 - 14:28
 0
Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Athina duhet të këmbëngulë dhe të gjejë një zgjidhje

Pas intervistave të dhëna së fundmi nga kryeministri Edi Rama për mediat greke, reagimi i ministrit të brendshëm grek dhe përgjigjja më pas nga pala shqiptare, ka reaguar vëllai i Fredi Belerit.

Ai ka dhënë një intervistë për televizionin grek “Action24”, ai deklaroi se mesazhi i Fredi Belerit është se do të qëndrojë në burg deri sa të jetë nevoja dhe se do të respektojë vendimin dhe votat e himariotëve.

“Jam i detyruar të respektoj vendimin dhe votat që kam marrë nga 4000 himariotë . Do të qëndroj në në sa të jetë e nevojshme”, tha Leonard Beleri në emër të vëllait të tij.

“ Pala shqiptare kërkon të mos lejojë që Bashkia të kalojë në duart e Greqisë. Kjo është e qartë, pas kaq shumë aplikimeve për lirimin e kryetarit të Himarës, në mënyrë që ai të bëjë betimin. Fatkeqësisht nuk ka vullnet. Nga data 12 maj e deri më sot, jemi të sigurt që kjo ka qenë e planifikuar që në fillim, që Bashkia e Himarës të mos ndërrojë dorë”, theksoi ai.

Më tej shtoi se “kjo vonesë i leverdis Ramës , sepse ai e ka humbur këtë bashki, por administrata i mbetet autoritetit të mëparshëm. Greqia duhet të këmbëngulë dhe të gjejë një zgjidhje menjëherë”, u shpreh vëllai i Belerit./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.