Vendimet e UEFA/ U ndërpre pas sulmit terrorist, ndeshja Belgjikë-Suedi nuk luhet më

Ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, e ndërprerë pas sulmit terrorist në Bruksel, nuk do të luhet më. UEFA vendosi që rezultati final i sfidës të jetë 1 me 1, edhe pse u zhvilluan vetëm 45 minutat e para të lojës. Me garën në Grupin F që përfundoi, pasi Belgjika e Austria janë të kualifikuara, vazhdimi […]

Tetor 19, 2023 - 16:40
 0
Vendimet e UEFA/ U ndërpre pas sulmit terrorist, ndeshja Belgjikë-Suedi nuk luhet më

Ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, e ndërprerë pas sulmit terrorist në Bruksel, nuk do të luhet më. UEFA vendosi që rezultati final i sfidës të jetë 1 me 1, edhe pse u zhvilluan vetëm 45 minutat e para të lojës.

Me garën në Grupin F që përfundoi, pasi Belgjika e Austria janë të kualifikuara, vazhdimi i ndeshjes që tronditi Europën nuk do të kishte kuptim.

UEFA vendosi gjithashtu që asnjë ndeshje të mos luhet në Izrael, deri në njoftim të dytë, ndërsa ekipi i Makabi Haifa u tërhoq nga pjesëmarrja në Champions-in e të rinjve.

Kjo ndoshta i jep shpresë Kosovës që të fitojë tri pikët në tavolinë për përballjen e shtyrë me Izraelin në Euro 2024.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.