Vendimi/ Goditi me karrige mësuesen, gjykata cakton masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për adoleshentin

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen e tij, ngjarje e ndodhur në gjimnazin “Hydajet Lezhë” në Lezhë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, “goditje për shkak të detyrës” dhe “plagosje e rëndë me dashje”. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orën 10:30 minuta, të së mërkurës (25 tetor) […]

Tetor 27, 2023 - 16:30
 0
Vendimi/ Goditi me karrige mësuesen, gjykata cakton masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për adoleshentin

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen e tij, ngjarje e ndodhur në gjimnazin “Hydajet Lezhë” në Lezhë.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, “goditje për shkak të detyrës” dhe “plagosje e rëndë me dashje”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orën 10:30 minuta, të së mërkurës (25 tetor) në ambientet e gjimnazit.

Mësohet se mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

“Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.