Vendimi historik, Trump shpallet fajtor për 34 akuza, i pari ish-president amerikan që dënohet penalisht

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shpallur fajtor për 34 akuza. Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet penalisht, shkruan BBC. Në një vendim historik, ai u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të kryer mashtrime zgjedhore. Trump ishte në qendër të një […]

Maj 30, 2024 - 23:45
 0
Vendimi historik, Trump shpallet fajtor për 34 akuza, i pari ish-president amerikan që dënohet penalisht

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shpallur fajtor për 34 akuza.

Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet penalisht, shkruan BBC.

Në një vendim historik, ai u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të kryer mashtrime zgjedhore.

Trump ishte në qendër të një skeme për të mbuluar pagesat e “parave të heshtura” për të blerë heshtjen e një ylli pornografie në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës.

Kur zbulimet nga Stormy Daniels për një lidhje seksuale me Trump kërcënuan të prishin fushatën e tij presidenciale, ai e urdhëroi avokatin e tij t’i paguante asaj 130,000 dollarë për ta mbajtur të heshtur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.