Vendimi historik: Vatikani hap dyert për trans e homoseksualë! Papa firmos dokumentin që i lejon të pagëzohen, të bëhen kumbarë dhe dëshmitarë në dasma

Indikacionet revolucionare vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit dhe janë pranuar nga Papa Françesku. Njerëzit trans mund të jenë dëshmitarë në dasmë

Nëntor 10, 2023 - 09:23
 0
Vendimi historik: Vatikani hap dyert për trans e homoseksualë! Papa firmos dokumentin që i lejon të pagëzohen, të bëhen kumbarë dhe dëshmitarë në dasma

Indikacionet revolucionare vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit dhe janë pranuar nga Papa Françesku. Njerëzit trans mund të jenë dëshmitarë në dasmë dhe kumbare, sikurse fëmijët e çifteve homoseksualë gjithashtu do të mund të pagëzohen.

 

Asgjë nuk mund t’i pengojë edhe transeksualët të kërkojnë dhe të marrin pagëzimin. Ata gjithashtu mund të jenë kumbarë dhe dëshmitarë të dasmës në kishë. Drita jeshile u jepet edhe kumbarëve homoseksualë që jetojnë me një person tjetër, përderisa bëjnë “një jetë konform besimit”. Këto janë indikacionet që vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit, i drejtuar nga Kardinali Victor Manuel Fernandez, dhe të cilat u miratuan shprehimisht nga Papa Françesku, i cili firmosi dokumentin e publikuar.

 

“Një transeksual mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i gjenerimit të skandalit publik ose çorientimit te besimtarët. Rasti i fëmijëve apo adoleshentëve me probleme transeksuale, nëse përgatiten mirë dhe e dëshirojnë, mund të pagëzohen”, është bërë me dije nga Vatikani.

 

Një person trans mund të jetë gjithashtu dëshmitar në një dasmë ose kumbarë i një personi të pagëzuar:

 

“Në kushte të caktuara, një transeksual i rritur që gjithashtu i është nënshtruar trajtimit hormonal dhe operacionit të ndryshimit të seksit mund të pranohet në rolin e kumbarit ose kumbarës. Kjo detyrë është një e drejtë, por kërkon që të mos lejohet nëse ka rrezik skandali”.

 

“A mund të shfaqen dy persona homo-afektivë si prindër të një fëmije, i cili duhet të pagëzohet dhe që është birësuar apo marrë me metoda të tjera si mitra me qira?”, pyeti Vatikanin peshkopi i Brazilit. Përgjigja e Dikasterit të Besimit: “Që fëmija të pagëzohet, duhet të ketë një shpresë të bazuar se ai do të arsimohet në fenë katolike”./Living/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.