Vendimi i qeverisë austriake/ Shtëpia ku ka lindur Adolf Hitler do shndërrohet komisariat policie! Pse zgjodhën të mos e bënin muze?

Puna pritet të nisë në tetor për shndërrimin e shtëpisë ku lindi Adolf Hitleri në një stacion policie, njoftoi sot qeveria austriake. “Puna është planifikuar të fillojë më 2 tetor,” i tha AFP një zëdhënës i ministrisë së brendshme austriake. Në një deklaratë të fundit për shtyp u njoftua se shtëpia ku lindi Adolf Hitleri […]

Gusht 21, 2023 - 21:45
 0
Vendimi i qeverisë austriake/ Shtëpia ku ka lindur Adolf Hitler do shndërrohet komisariat policie! Pse zgjodhën të mos e bënin muze?

Puna pritet të nisë në tetor për shndërrimin e shtëpisë ku lindi Adolf Hitleri në një stacion policie, njoftoi sot qeveria austriake.

“Puna është planifikuar të fillojë më 2 tetor,” i tha AFP një zëdhënës i ministrisë së brendshme austriake.

Në një deklaratë të fundit për shtyp u njoftua se shtëpia ku lindi Adolf Hitleri më 20 prill 1889 – në qytetin Braunau, afër kufirit austriak me Gjermaninë do të kthehet në një stacion policie dhe një qendër trajnimi për të drejtat e njeriut.

Qeveria austriake vendosi të mos e kthejë atë në një muze , nga frika se mund të bëhet një vend pelegrinazhi për neo-nazistët. U përjashtua edhe skenari i prishjes, për të mos parë si tentativë për të fshirë të kaluarën e errët.

Qeveria austriake luftoi një betejë ligjore për të siguruar pronësinë e pronës rreth 800 m2, ku puna për ta shndërruar në stacion policor pritet të përfundojë në vitin 2026. Kostoja e punës tani llogaritet në 20 milionë euro, krahasuar me pesë që ishte vlerësuar fillimisht.

Ginder Schëeiger, regjisor i një dokumentari për vendlindjen e Adolf Hitlerit, u ka bërë thirrje autoriteteve të braktisin planet për ta kthyer shtëpinë në një stacion policie.

“Do të ishte përmbushja e dëshirës së vetë Hitlerit për përdorim administrativ të vendit, siç shprehet në një artikull të gazetës lokale në maj 1939”, tha Schëeiger sot në një konferencë shtypi në Vjenë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.