Vendosin shpërblim si policia: Grupet kriminale shqiptare në Angli paguajnë 30.000 stërlina për blerje informacioni

Nuk është vetëm policia e cila vendos shuma monetare për zbardhje e ngjarjeve kriminale. Kohët e fundit janë të shumta në Tik Tok, postimet e grupeve kriminale shqiptare në Angli përmes ofrimit të shumave të konsiderueshme në rastet kur u grabiten shtëpitë e barit apo pësojnë “gola” në tregtinë e kokainës. Më i fundit rast […]

Maj 7, 2024 - 20:05
 0
Vendosin shpërblim si policia: Grupet kriminale shqiptare në Angli paguajnë 30.000 stërlina për blerje informacioni

Nuk është vetëm policia e cila vendos shuma monetare për zbardhje e ngjarjeve kriminale.

Kohët e fundit janë të shumta në Tik Tok, postimet e grupeve kriminale shqiptare në Angli përmes ofrimit të shumave të konsiderueshme në rastet kur u grabiten shtëpitë e barit apo pësojnë “gola” në tregtinë e kokainës.

Më i fundit rast i publikuar në TikTok i zbuluar nga Top Channel bën fjalë për një shpërblim prej 30.000 stërlina kush jep informacion për grabitjen e një shtëpie bari në Golders Green në veri të Londrës.

Njoftimi shpërblimit shoqërohet më një video ku kamerat e sigurisë kanë fiksuar një furgon të bardhë dhe disa persona të cilat fusin brenda disa thasë.

Sipas përshkrimit të videos bëhet fjalë për grabitje e kanabisit në këtë shtëpi, operacion kriminal i ngritur nga shqiptarët.

Ata të cilët paguajnë 30.000 stërlina për informacion se kush janë grabitësit thonë më postim se grabitja ka ndodhur me 1 Maj 2024.

Sipas tyre shpërblimi mund të merret edhe nga personat që shikohen në video duke futur në furgon sasinë e kanabisit të grabitur.

Përmes shpërblimit ata synojnë të gjejnë se kush tregoi adresën e shtëpisë së barit dhe më pas organizoi grabitjen./tch

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.