Vendoste baste sportive online në një kancelari, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vënë baste sportive online në një kancelari që nuk kishte licencën për të zhvilluar një aktivitet të tillë. I riu u arrestua në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe do të përballet me veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim […]

Janar 18, 2024 - 12:18
 0
Vendoste baste sportive online në një kancelari, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vënë baste sportive online në një kancelari që nuk kishte licencën për të zhvilluar një aktivitet të tillë.

I riu u arrestua në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe do të përballet me veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe iu sekuestrua celulari, me faqe aktive për baste online.

Gjithashtu nën hetim në gjende të lirë u vu edhe pronari i kancelarisë, 33-vjeçari H. Xh., pasi nuk ishte i pajisur me licencë për këtë veprimtari ekonomike. 33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.