Venizellos refuzoi lëshimin e sovranitetit dhe daljen nga euro, Tsipras nuk na gënjeu. Varoufakis, një fatkeqësi për Greqinë

Kryeredaktori i gazetës greke, “Kathimerini”, Alexis Papachelas, sjell në një shënim të vetin, disa copëza bisedash me ish-ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble. Biseda që kanë rëndësinë e vet për të parë në atë që ndodhi pas dyerve në kohën e krizës financiare greke dhe qëndrimin e zyrtarëve të Greqisë. Papachelas thotë se e ka takuar […]

Janar 1, 2024 - 18:41
 0
Venizellos refuzoi lëshimin e sovranitetit dhe daljen nga euro, Tsipras nuk na gënjeu. Varoufakis, një fatkeqësi për Greqinë

Kryeredaktori i gazetës greke, “Kathimerini”, Alexis Papachelas, sjell në një shënim të vetin, disa copëza bisedash me ish-ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble. Biseda që kanë rëndësinë e vet për të parë në atë që ndodhi pas dyerve në kohën e krizës financiare greke dhe qëndrimin e zyrtarëve të Greqisë.

Papachelas thotë se e ka takuar Schaeuble dy herë: një herë në vitin 2017 për një intervistë dhe mandej në vitin 2023. Herën e parë ai shprehet se konfirmoi atë që kishte dëgjuar: sarkazmën e ministrit gjerman që frymëzoi dhe nxiti politikën e kursimit dhe propozoi daljen e përkohshme të  Greqisë nga Eurozona:

“E dini z. Schaeuble sesa shumë jam përpjekur të marr këtë intervistë? M’u përgjigj: “Po ju them diçka që e kam mësuar pas shumë, shumë vitesh në politikë. Askush nuk e ka humbur vendin e punës pas një interviste që nuk e kanë dhënë”. Duhet të rrëfej se kjo vërejtje m’u duk shumë e mençur dhe e ndava me disa nga politikanët grekë të verbuar nga mbiekspozimi mediatik. Nuk mendoj se i kushtuan rëndësi”.

Hera e dytë ishte më e lehtë dhe më instruktive. Në kuadër të shkrimit të një libri Papachelas thotë se kërkoi takim dhe iu akordua menjëherë. Pjesa më e madhe e bisedës prej 1 orë u regjistrua. Ministri gjerman vlerësonte ekipin menaxhues të Greqisëd he ndër të tjera vuri në dukje qëndrimin e tyre përkundrejt propozimeve dërrmuese gjermane.

“Kur Venizellos u bë ministër i Financave në qeverinë Papandreou, e ftova…në një takim privat në Berlin. I thashë: Evangelos, është e pamundur. Nuk do të jeni në gjendje të përmbushni kushtet e programit të kursimit. Keni rënë dakord me të, po përpiqeni, por nuk do të jeni në gjendje t’ia dilni. Është e vështirë. Ka pra dy mundësi: e para të lëshoni pjesë të të drejtave tuaja sovrane Komisionit Europian, kështu që një institucion jashtë Greqisë të imponojë termat. Tjetra, një dalje e përkohshme e Greqisë nga Eurozona. Mund të bëni zhvlerësimin jashtë euros dhe kjo do ta zgjidhë problemin.

Evangelos ma ktheu: Ne kemi shumë probleme me ekonominë por ne jemi po ashtu shumë krenarë dhe për këtë arsye nuk do të lëshojmë kurrë të drejtat tona sovrane ndaj asnjë institucioni, as do të bëhemi protektorat. Është e pamundur. Dhe në çdo rast, besoj se ne do të qëndrojmë në euro. Pra nuk ka dalje”,citon Papachelas ish-ministrin gjerman.

Sipas këtij rrëfimi, Schaeuble mbeti deri ditën e fundit I paqartë dhe i painformuar se kush ia ndryshoi mendjen ish-kancelares Angela Merkel për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona, propozim të cilin ai ia kishte bërë asaj. Me interes është gjykimi i shprehur edhe për dyshen “revolucionare” të Syrizas”: Alexis Tsiprsas dhe ish-ministrin e Financave, Yannis Varoufakis:

“Po ju them se Tsipras nuk na gënjeu asnjëherë neve. E shikoja në mënyrë pyetëse dhe nuk na gënjeu. Kurse Varoufakis ishte një fatkeqësi për vendin e tij. Asnjë ministër nuk i ka bërë aq shumë dëme popullit dhe vendit të tij. Mendoj se mediat gjermane dhe anglosaksone e vlerësuan atë më shumë sesa mediat greke. Ai ishte një shitës shumë efektiv dhe sigurisht që shumë i suksesshëm për të nxjerrë lekë nga kjo gjë”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.