Verilindja e Greqisë në flakë prej më shumë se 24 orësh, evakuohen banorë në zona të ndryshme

Prej më shumë se 24 orësh, zjarre të mëdha kanë pushtuar verilindjen e Greqisë, pranë kufirit me Turqinë. Qyteti Aleksandropolis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa autoritetet kanë evakuuar banorë nga 8 fshatra të ndryshëm ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur çkanë gjetur përpara. Paralajmërime janë lëshuar edhe për banorët e qytetit për […]

Gusht 20, 2023 - 12:45
 0
Verilindja e Greqisë në flakë prej më shumë se 24 orësh, evakuohen banorë në zona të ndryshme

Prej më shumë se 24 orësh, zjarre të mëdha kanë pushtuar verilindjen e Greqisë, pranë kufirit me Turqinë.

Qyteti Aleksandropolis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa autoritetet kanë evakuuar banorë nga 8 fshatra të ndryshëm ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur çkanë gjetur përpara.

Paralajmërime janë lëshuar edhe për banorët e qytetit për shkak të tymit të dendur.

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për të viktima apo të lënduar teksa më shumë se 170 zjarrfikës, 14 aeroplanë dhe 5 helikopterë po përpiqen të frenojnë flakët ndër dy vatrat kryesore.

Përforcime mbërritën nga forcat e ushtrisë, policise si dhe zjarrfikës nga pjesë të tjera të Greqisë.

Zëdhënësi i Shërbimit Grek të Zjarrfikësve tha se zjarret, që shpërthyen të shtunën, ishin të forta, agresive dhe të vështira për t’u vënë nën kontroll pasi erërat e forta që frynin nga drejtime të ndryshme intensifikuan flakët dhe ndezën edhe vatra të reja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.