Versioni i ukrainases të mbjetuar për të dy shoqet/ “Pimë alkool dhe ato morën disa medikamente”

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar dëshminë e Yeva Vorona, mikeshës se dy 21-vjeçareve që ndërruan jetë në Tiranë. Ajo ka treguar se kanë qenë të trija së bashku dhe se kanë konsumuar alkool, por të dy rejat bashkë me alkoolin kanë marrë edhe medikamente qetësuese. Po ashtu ajo ka dëshmuar se njëra prej tyre vuante […]

Maj 11, 2024 - 11:40
 0
Versioni i ukrainases të mbjetuar për të dy shoqet/ “Pimë alkool dhe ato morën disa medikamente”

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar dëshminë e Yeva Vorona, mikeshës se dy 21-vjeçareve që ndërruan jetë në Tiranë.

Ajo ka treguar se kanë qenë të trija së bashku dhe se kanë konsumuar alkool, por të dy rejat bashkë me alkoolin kanë marrë edhe medikamente qetësuese.

Po ashtu ajo ka dëshmuar se njëra prej tyre vuante nga zemra, dhe tjetra nga epilepsia. Sipas dëshmisë, ajo tregon se kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të dyja shoqet pa jetë, dhe më pas ka njoftuar policinë.

“Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte.
Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka dëshmuar ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.