Veshja e gruas së Kanye West “xhindos” italianët, i kërkojnë policisë t’i arrestojë ose dëbojë

Italianëve u ka sosur durimi me stilin e pazakontë të veshjes, me të cilin Kanye West dhe në veçanti e dashura e tij Bianca Censori shfaqen në publik. Duket se gjoksi dhe të pasmet thuajse të zbuluara të Biankës janë të pahijshme për një vend konservator katolik si Italia, saqë tashmë po bëhen thirrje publike […]

Gusht 23, 2023 - 09:24
 0
Veshja e gruas së Kanye West “xhindos” italianët, i kërkojnë policisë t’i arrestojë ose dëbojë

Italianëve u ka sosur durimi me stilin e pazakontë të veshjes, me të cilin Kanye West dhe në veçanti e dashura e tij Bianca Censori shfaqen në publik.

Duket se gjoksi dhe të pasmet thuajse të zbuluara të Biankës janë të pahijshme për një vend konservator katolik si Italia, saqë tashmë po bëhen thirrje publike që policia të ndëshkojë me gjobë 28-vjecaren.

Është për t’u habitur që ajo nuk është arrestuar. Italia është shumë më konservatore, në këtë rast me të drejtë!”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale, teksa kritikonte paraqitjen e saj.

Arkitektja australiane po nxit polemika çdo ditë duke ecur praktikisht lakuriq në rrugë.

E njëjta gjë ndodhi të dielën kur ajo dhe Kanye dolën për darkë dhe bukuroshja brune kishte veshur një kostum ngjyrë nude pa sytjena, ndërsa gjoksin e mbulonte vetëm me një çantë të zezë.

Shpresoj që Italia t’i dëbojë të dy nga vendi. Plotësisht mungesë respekti ndaj një kulture katolike konservatore, italianët duhet t’i kishin nxjerrë jashtë”, theksoi një tjetër teksa komentoi veshjen e përzgjedhur nga 28-vjeçarja.

Nuk na duhen këto plehra në Itali”, komentoi një tjetër italian i revoltuar, që i konsideron vulgare veshjet e Biankës.

Veshja e gruas së Kanye West “xhindos” italianët, i kërkojnë policisë t’i arrestojë ose dëbojë Veshja e gruas së Kanye West “xhindos” italianët, i kërkojnë policisë t’i arrestojë ose dëbojë Veshja e gruas së Kanye West “xhindos” italianët, i kërkojnë policisë t’i arrestojë ose dëbojë Veshja e gruas së Kanye West “xhindos” italianët, i kërkojnë policisë t’i arrestojë ose dëbojë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.