Veshja islame ndalohet në shkollat e Francës, shpërthejnë polemikat

Polemika te reja në Francë mbi “abaya”, një veshje islame e grave që nuk është shprehimisht fetare, por që është shumë e popullarizuar

Gusht 28, 2023 - 12:19
 0
Veshja islame ndalohet në shkollat e Francës, shpërthejnë polemikat

Polemika te reja në Francë mbi “abaya”, një veshje islame e grave që nuk është shprehimisht fetare, por që është shumë e popullarizuar në mesin e studentëve femra.

Ministri i Arsimit Kombëtar, Gabriel Attal, njoftoi dje se me vitin e ri shkollor do të ndalohet në shkollat ​​publike “abaya”, e cila mbulon të gjithë trupin dhe mund të blihet në të gjitha dyqanet.

Sot në mëngjes, zëdhënësi i qeverisë, Olivier Véran, u tha mikrofonave të BFM se është “qartësisht” një zakon fetar dhe se shkolla “është tempulli i laicizmit”.

Përhapja e “abaya” në hapësirat publike deri më tani është “toleruar”.

 

“Nuk do të jetë më e mundur të vishni abaya në shkollë – njoftoi dje ministri Attal në TV – ne duam t’i japim rregulla të qarta në nivel kombëtar për drejtuesit e shkollave”.

 

Kritikat fillestare erdhen nga e majta, te cilet e quajten kete një dispozitë “jokushtetuese”:

 

Deputetja Clémentine Autain tha se propozimi i Gabriel Attal është antikushtetues./ Ansa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.