Vetëdeklarohen besimtarë të një feje, por s’janë praktikantë të riteve të saj…

Nga Eduard Zaloshnja Shqiptarët e rritur vetëdeklarohen masivisht si besimtarë të njërës apo tjetrës fe, por shumë pak prej tyre janë praktikantë të rregullt të riteve të fesë që vetëdeklarojnë se i përkasin… Nga një anketim rreth sigurisë kombëtare në Ballkanin Perëndimor (të financuar nga fondacioni kongresional amerikan NED), që u zhvillua vjet nga anketues […]

Tetor 6, 2023 - 11:10
 0
Vetëdeklarohen besimtarë të një feje, por s’janë praktikantë të riteve të saj…

Nga Eduard Zaloshnja

Shqiptarët e rritur vetëdeklarohen masivisht si besimtarë të njërës apo tjetrës fe, por shumë pak prej tyre janë praktikantë të rregullt të riteve të fesë që vetëdeklarojnë se i përkasin…

Nga një anketim rreth sigurisë kombëtare në Ballkanin Perëndimor (të financuar nga fondacioni kongresional amerikan NED), që u zhvillua vjet nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se besimi fetar në popullsinë e rritur ka shpërndarjen e paraqitur në Tabelën 1.

Marzhi i gabimit statistikor rreth përqindjes së besimtarëve sunitë ishte plus/minus 2.9% (për besimet e tjera marzhi ishte shumë më i vogël, sepse sa më e vogël është përqindja e një treguesi në anketim, aq më i vogël është intervali i gabimit rreth tij).

Siç shihet nga Tabela 1, i bie që rreth 96% e shqiptarëve të rritur pretendonin se besonin në një nga fetë në Shqipëri. Po sa të devotshëm ishin ata ndaj besimit të tyre fetar?

Në mënyrë të tërthortë, përgjigjen e kësaj pyetje e marrim nga përgjigjet e pyetjes që bëmë në anketim: “Sa shpesh i frekuentoni shërbimet/ceremonitë fetare?”. Përgjgjiet e të anketuarve (Tabela 2) tregojnë që më shumë se gjysma e “besimtarëve” të vetëdeklaruar nuk ndiqnin ose pothuaj nuk ndqnin fare shërbime/ceremoni fetare. Vetëm 250 mijë i bie afërsisht që t’i ndiqnin rregullisht ato çdo javë, nga rreth 2.1 milion banorë të rritur që kishte afërsisht vjet Shqipëria…

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.