Vetëm 5 muaj në krye të detyrës, Flamengo shkarkon ish-trajnerin e Argjentinës dhe kërkon ishin e Brazilit

Flamengo ka njoftuar shkarkimin e trajnerit argjentinas, Jorge Sampaoli, i cili mbërriti në Rio de Zhaneiro vetëm pesë muaj më parë. Largimi është pasojë e humbjes në finale e Kupës së Brazilit ndaj Sao Paolo. “Zoti Jorge Sampaoli dhe stafi i tij nuk do të menaxhojnë më skuadrën kuqezi. Paç fat në pjesën tjetër të [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 10:50
 0
Vetëm 5 muaj në krye të detyrës, Flamengo shkarkon ish-trajnerin e Argjentinës dhe kërkon ishin e Brazilit

Flamengo ka njoftuar shkarkimin e trajnerit argjentinas, Jorge Sampaoli, i cili mbërriti në Rio de Zhaneiro vetëm pesë muaj më parë.

Largimi është pasojë e humbjes në finale e Kupës së Brazilit ndaj Sao Paolo.

“Zoti Jorge Sampaoli dhe stafi i tij nuk do të menaxhojnë më skuadrën kuqezi. Paç fat në pjesën tjetër të karrierës”, shkruante klubi brazilian.

Kontrata e ish-trajnerit të kombëtares argjentinase me Flamengon skadon në fund të vitit 2024 dhe, sipas burimeve vendase, klubi brazilian duhet t’i paguajë atij 1.8 milionë euro dëmshpërblim. Sipas të njëjtave burime, Flamengo po tenton të nënshkruajë kontratë me Tite, ish-trajnerin e kombëtares së Brazilit./h.ll/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.