Vetëm ai s’votoi për veten, Shevchenko kreu i futbollit në Ukrainë: Të ndihmojmë vendin në luftë

Ikona e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko është zgjedhur president i Federatës së Futbollit në Ukrainë. Nga 94 anëtarë me të drejtë vote, Shevchenko ka marrë 99.99 përqind të votave (93), duke qenë ai i vetmi që nuk ka votuar veten. Pas shpalljes së fitores, Andriy Shevchenko ka thënë se fokusi është në ndihmën e Ukrainës, […]

Janar 25, 2024 - 20:38
 0
Vetëm ai s’votoi për veten, Shevchenko kreu i futbollit në Ukrainë: Të ndihmojmë vendin në luftë

Ikona e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko është zgjedhur president i Federatës së Futbollit në Ukrainë. Nga 94 anëtarë me të drejtë vote, Shevchenko ka marrë 99.99 përqind të votave (93), duke qenë ai i vetmi që nuk ka votuar veten.

Pas shpalljes së fitores, Andriy Shevchenko ka thënë se fokusi është në ndihmën e Ukrainës, për të përballuar dëmet nga agresioni rus. “Unë u zgjodha me 93 vota nga 94, e 94-ta ishte e imja. Sot ishte një mëngjes i qetë në Kiev, jo si dy ditë më parë kur pati një sulm të fortë raketash dhe u godit edhe një stadium.

Situata është kjo, kam shumë përgjegjësi, por jam i ngarkuar. Ka shumë për të punuar, shumë për të bërë duke filluar nga futbolli i të rinjve dhe kombëtarja që do të luajë në play-off për Kampionatin Evropian.

Pastaj kombëtarja e femrave, kombëtarja e të rinjve që do të shkojë në Olimpiadë. Nëpërmjet sportit dhe futbollit ne duam të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar fëmijët dhe ushtarët që kanë trauma të shkaktuara nga lufta”, tha mes të tjerash ish-sulmuesi.

Ish-legjenda e Dynamo Kiev, shkëlqeu me Milanin dhe Chelsean, teksa në 111 ndeshje me kombëtaren e Ukrainës shënoi 48 gola./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.