Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit, reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës, duhet të parandalojmë…!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se duhet bërë gjithçka për eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri. Komentet Balla i bëri përmes një reagimi në rrjetet sociale, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrije Loka u vetëvra pas bullizimit që i bëhej përmes një llogarie me emrin […]

Janar 5, 2024 - 19:59
 0
Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit, reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës, duhet të parandalojmë…!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se duhet bërë gjithçka për eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri.

Komentet Balla i bëri përmes një reagimi në rrjetet sociale, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrije Loka u vetëvra pas bullizimit që i bëhej përmes një llogarie me emrin e saj në Tik Tok.

Balla tha gjithashtu se nuk duhet të ketë asnjë justifikim ndaj dhunës me bazë gjinore, as në shtëpi, as në vendin e punës dhe as në jetën publike.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE⛔. Askund!

Kërko ndihmë në ☎116117

Raporto në129

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.