Vetëvrasja e efektives, Policia jep detajet e para: Ja dyshimet…!

Një efektive policie dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, në zonën “Ali Demi’. Mësohet se ajo eshte shtetasja Aldorjana Loshi, e ka kryer aktin e rëndë teksa ka qenë në banesën e saj. Efektivja Loshi prej më shumë se 1 viti punonte si […]

Maj 24, 2024 - 19:40
 0
Vetëvrasja e efektives, Policia jep detajet e para: Ja dyshimet…!

Një efektive policie dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, në zonën “Ali Demi’.

Mësohet se ajo eshte shtetasja Aldorjana Loshi, e ka kryer aktin e rëndë teksa ka qenë në banesën e saj.

Efektivja Loshi prej më shumë se 1 viti punonte si efektive e patrullës në Komisariatin nr.5, që mbulon zonën e Kamzës.

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.