Vettingu në polici/ Konfirmohet në detyrë kreu i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër

Prej disa ditësh ka nisur vettingu në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme është konfirmuar  në detyrë Ndue Doçi, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër. Ndërkohë më herët u konfirmuar në detyrë, drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj. “Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën […]

Dhjetor 20, 2023 - 12:32
 0
Vettingu në polici/ Konfirmohet në detyrë kreu i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër

Prej disa ditësh ka nisur vettingu në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme është konfirmuar  në detyrë Ndue Doçi, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër.

Ndërkohë më herët u konfirmuar në detyrë, drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median. Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë: ëëë.amp.gov.al”, thuhej në njoftim.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.