VIDEO / 20 vjet “në profesion”, momenti i arrestimit të Astrit Deliut

Këto janë momentet e arrestimit të 46-vjeçarit Astrit Deliu, gjatë operacionit antidrogë Tempulli 2. Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, i cili përcjell edhe këto pamje, Deliu një personazh i dyshuar se prej afro 20 vitesh ishte i përfshirë në trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, policia i gjeti atij 570 gramë kokainë, shuma parash […]

Janar 23, 2024 - 13:53
 0
VIDEO / 20 vjet “në profesion”, momenti i arrestimit të Astrit Deliut

Këto janë momentet e arrestimit të 46-vjeçarit Astrit Deliu, gjatë operacionit antidrogë Tempulli 2.

Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, i cili përcjell edhe këto pamje, Deliu një personazh i dyshuar se prej afro 20 vitesh ishte i përfshirë në trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti atij 570 gramë kokainë, shuma parash si dhe një armë zjarri.

7 grupe kriminale u goditën në fazën e dytë të operacionit Tempulli. Në total u arrestuan 273 persona, të dyshuar si shpërndarës të drogave të ndryshme kryesisht te adoleshentët.

/a.r

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.