VIDEO/ Aeroplani i “Japan Airlines” me 379 pasagjerë përfshihet nga flakët

Një aeroplan i ‘Japan Airlines’ është përfshirë nga flakët gjatë uljes në një pistë në aeroportin Haneda të Tokios. Pamjet treguan se avioni shpërtheu pasi preku tokën, ndërsa 379 pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan. Flakët u panë të dilnin nga dritaret e një avioni, ndërsa zjarri u përhap shpejt dhe u shndërrua në një ferr. […]

Janar 2, 2024 - 13:34
 0
VIDEO/ Aeroplani i “Japan Airlines” me 379 pasagjerë përfshihet nga flakët

Një aeroplan i ‘Japan Airlines’ është përfshirë nga flakët gjatë uljes në një pistë në aeroportin Haneda të Tokios.

Pamjet treguan se avioni shpërtheu pasi preku tokën, ndërsa 379 pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan. Flakët u panë të dilnin nga dritaret e një avioni, ndërsa zjarri u përhap shpejt dhe u shndërrua në një ferr.

Videot e postuara në internet tregojnë njerëz të cilët dalin nga avioni për t’i shpëtuar flakëve. Shumë prej tyre kanë deklaruar se përplasja ishte aq e fortë sa menduan se të gjithë që ishin brenda avionit do të vdisnin.

Autoritetet theksuan se aksidenti ndodhi pas përplasjen me një avion të Rojës Bregdetare. Ndërkaq, pesë persona nga ekuipazhi e avionit të rojes bregdetare ende rezultojnë të zhdukur, ndërsa një tjetër sipas mediave është evakuuar.

Aeroporti Haneda mbylli të gjitha pistat pas incidentit. Roja Bregdetare e Japonisë ka bërë të ditur se avioni i saj ishte rrugës për në aeroportin Nigata për të ofruar ndihma në gadishullin Noto të goditur nga tërmeti.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.