VIDEO/ Aksident i rëndë në Lezhë, kamioni bën “petë” makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, ku një mjet tip kamion me një ngarkesë rëre është përplasur me një mjet

Janar 27, 2024 - 14:25
 0
VIDEO/ Aksident i rëndë në Lezhë, kamioni bën “petë” makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, ku një mjet tip kamion me një ngarkesë rëre është përplasur me një mjet tip “Volswagen”, në ishull Lezhë.

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi I mjetit tip “Volswagen”, i cili është dërguar në spital me dëmtime të shumta.

Nga përplasja e fortë dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga mjeti drejtusin e plagosur.

Kamioni i tonazhit të rëndë pas përplasje ra mbi makinën e vogël e cila u dëmtua tërsisht,ndërsa drejtuesi është dërguar në gjendje të rëndë në spital. /vizionplus.tv

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.