VIDEO/ Aksident në Durrës, përplasen tre automjete

Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën paralel me portin në qytetin

Mars 7, 2024 - 10:35
 0
VIDEO/ Aksident në Durrës, përplasen tre automjete

Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën paralel me portin në qytetin e Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8.30 në aksin Durrës-Plazh. Nga përplasja e atomjeteve, njëra prej tyre ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa dy të tjerat më pak.

Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se drejtuesit e automjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Nga të dhënat e para shkak për aksidentin ka qenë mosrespektimi i distancës së sigurisë. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po merret me hetimin e ngjarjes. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.