VIDEO/ Aksident tragjik në Egjipt, humbin jetën 32 persona, 63 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt ku si pasojë e një aksidenti zinxhir, 32 persona kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Moti i keq dhe përhapja e mjegullës në mëngjes shkaktuan aksidentin e tmerrshëm në zonën Nubariya, pasi makinat u grumbulluan dhe në vendngjarje shpërtheu zjarri. Rrjedhja e […]

Tetor 28, 2023 - 13:50
 0
VIDEO/ Aksident tragjik në Egjipt, humbin jetën 32 persona, 63 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt ku si pasojë e një aksidenti zinxhir, 32 persona kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Moti i keq dhe përhapja e mjegullës në mëngjes shkaktuan aksidentin e tmerrshëm në zonën Nubariya, pasi makinat u grumbulluan dhe në vendngjarje shpërtheu zjarri.

Rrjedhja e vajit të motorit nga një makinë duket se ka shkaktuar përplasjen me disa automjete që më pas kanë marrë flakë, raporton media egjiptiane.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Behra të Egjiptit, ku të paktën shtatë automjete duke përfshirë autobusë dhe automjete të vogla janë përmbysur dhe zjarri është ende aktiv.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.