VIDEO/ Arrestohen shqiptarët në Greqi, momenti kur grabisin zyrën postare nën kërcënimin e armës

Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga, nën akuzën e grabitjes me dhunë. Sipas Departamentit të Krimeve kundër personit të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo […]

Janar 12, 2024 - 16:32
 0
VIDEO/ Arrestohen shqiptarët në Greqi, momenti kur grabisin zyrën postare nën kërcënimin e armës

Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga, nën akuzën e grabitjes me dhunë.

Sipas Departamentit të Krimeve kundër personit të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës. Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motorçikletë.

Policia mundi të bjerë në gjurmët e  dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative.  Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen, ndërsa pas kontrollit në banesë u gjetën edhe veshjet dhe mjetet e përdorura për të kryer grabitjen si dhe një sasi prej 20 gramë metadon.

Dy të ndaluarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.