VIDEO/ Asani fashon “raketahedhësen” para Moldavisë, FSHF publikon pamjet

Kombëtarja shqiptare po vijon me intensitet të plotë përgatitjet për finalen e parafundit të eliminatoreve të Kampionatit Europian, atë ndaj Moldavisë ditën e premte në transfertë, ku një pikë do të vuloste kualifikimin për në Gjermani. Edhe pse atmosfera është e shkëlqyer në ambientin kuqezi përpara kësaj sfide të rëndësishme, veç Ajetit të dëmtuar, e […]

Nëntor 14, 2023 - 14:57
 0
VIDEO/ Asani fashon “raketahedhësen” para Moldavisë, FSHF publikon pamjet

Kombëtarja shqiptare po vijon me intensitet të plotë përgatitjet për finalen e parafundit të eliminatoreve të Kampionatit Europian, atë ndaj Moldavisë ditën e premte në transfertë, ku një pikë do të vuloste kualifikimin për në Gjermani.

Edhe pse atmosfera është e shkëlqyer në ambientin kuqezi përpara kësaj sfide të rëndësishme, veç Ajetit të dëmtuar, e Asllanit në pikëpyetje, në videon e fundit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “bombarduesi” Asllani është parë i fashuar në këmbën e tij të majtë.

Megjithatë, ai shihet teksa stërvitet me intensitet të plotë dhe nuk ka asnjë njoftim për probleme fizike. Në këtë situatë, duke më shumë sikur sulmuesi kuqezi po e bën gati “raketahedhësin” për të bombarduar kundërshtarin e radhës.

Asani ka qenë një nga futbollistët me të rëndësishëm të Shqipërisë në këto eliminatore, ku në 6 ndeshje ka realizuar 3 gola, si dhe ka dhënë 2 asiste.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.