VIDEO/ Aston Villa “asfalton” Brighton, Watkins “superhero”

Aston Villa ka shkatërruar mesditën e sotme skuadrën e Brighton me rezultatin e thellë 6-1. Padyshim që njeriu i ndeshjes ka qenë sulmuesi Watkins, i cili me tripletën e tij dhe me një asist, bëri që “pulëbardhat” e Brighton të zbresin me këmbë në tokë. Watkins hapi serinë e golave në minutën e 14’, e [...]Read More...

Shtator 30, 2023 - 16:00
 0
VIDEO/ Aston Villa “asfalton” Brighton, Watkins “superhero”

Aston Villa ka shkatërruar mesditën e sotme skuadrën e Brighton me rezultatin e thellë 6-1.

Padyshim që njeriu i ndeshjes ka qenë sulmuesi Watkins, i cili me tripletën e tij dhe me një asist, bëri që “pulëbardhat” e Brighton të zbresin me këmbë në tokë.

Watkins hapi serinë e golave në minutën e 14’, e më pas shënoi edhe të dyin në minutën e 21’. Goli i tretë ishte një autogol nga Estupinan në minutën e 26’, duke mbyllur kështu pjesën e parë me shifrat 3-0.

E dyta nisi me një gol nga Brighton, ku Ansu Fati gjeti golin e tij me fanellën e skuadrës angleze në minutën e 50’. Por vetëm kaq ishte reagimi i miqve, pasi Watkins shënon golin e katërt në minutën e 65’ dhe asistoi për golin e pestë në minutën e 85’. Vendasit ishin të pangopur me këtë rezultat, pasi shënuan edhe të gjashtin në minutën e 97’ me anë të Douglas Luiz.

Kjo fitore çon Aston Villan në vendin e tretë të tabelës në kuotën e 15 pikë, po aq sa Brighton i vendit të katërt./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e Aston Villa 6-1 Brighton

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.