VIDEO/ Atentati në Shkodër, dalin pamje nga vendngjarja

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi. Gazetari i Vizion

Shkurt 8, 2024 - 19:31
 0
VIDEO/ Atentati në Shkodër, dalin pamje nga vendngjarja

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi.

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se është qëlluar me armë ndaj Selami Brahimit, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë.

Atentati ndaj tij është bërë në lagjen “10 Korriku”. Brahimi është plagosur me armë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.

Njoftimi:

Rreth orës 17:55, në  lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina  e shtetasit  S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar).  Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/Vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.