VIDEO / Autori me pistoletë përleshet me një person, dalin pamjet e grabitjes në Kombinat

Kanë dalë pamjet e grabitjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në Kombinat të Tiranës. Në videon e siguruar nga mediat, autori duket që kërcënon një person me një pistoletë, e cila dyshohet se është lodër, dhe përleshet me të. Nuk dihet ende shuma që ka marrë autori, teksa ai ka qenë i veshur me një […]

Shkurt 22, 2024 - 22:21
 0
VIDEO / Autori me pistoletë përleshet me një person, dalin pamjet e grabitjes në Kombinat

Kanë dalë pamjet e grabitjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në Kombinat të Tiranës.

Në videon e siguruar nga mediat, autori duket që kërcënon një person me një pistoletë, e cila dyshohet se është lodër, dhe përleshet me të.

Nuk dihet ende shuma që ka marrë autori, teksa ai ka qenë i veshur me një bluzë sportive të kuqe dhe jelek jeshil.

Policia ka ofruar 5 mijë euro për çdo person që ka informacion që mund të çojë në kapjen e autorit.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.